Trajnim për “Komunikim dhe të folurit në publik”

Fondacioni Albiz në kuadër të platformës edukativo-arsimore organizon “Trajnim për komunikim dhe të folurit në publik” i cili u dedikohet të gjithë rinjve nga mosha 18 deri 25 vjeçare, të cilët shfaqin interes për të përfituar njohuri shtesë në këtë lëmi.

Trajnimi do të realizohet në periudhë dyditorë dhe do të përfshij këto tema:

– Komunikimi verbal/joverbal;
– Komunikimi jo verbal – elementet dhe deshifrimi i shenjave;
– Komunikimi verbal – përmbajtja dhe paraqitje e porosis;
– Frika nga gabimet dhe glosofobia;
– Përgatitja e paraqitjes publike gjatë fjalimit;
– Përgatitja e paraqitjes publike në media;
– Komunikimi me shkrim;
– Biznes komunikimi dhe komunikimi korporativ;

Udhëheqës i trajnimi do të jetë Leonard Kaja – trajnues profesionist i kësaj fushe.

Të gjithë të interesuarit inkurajohen që të konkurrojnë për pjesëmarrje në këtë trajnimin i cili do t’ju shërbej për të zhvilluar aftësitë e tyre komunikatave, një trajnim për të gjithë ata që përmes komunikimit dua të progresojnë në karrierë dhe njëkohësisht do të pasurojnë biografin e tyre me certifikata përkatëse.

Për të marrë pjesë në këtë trajnim kandidatët duhet të plotësojnë aplikacionin online të cilin mund ta gjeni në linkun: https://forms.gle/VbcxHknjEvxAyFBs5

Afati i aplikimit është deri më 10 prill 2019, në ora 16:00

Trajnimi dy ditorë do të mbahet me:
• 13.04.2019 ( e shtunë) prej orës 09:00 deri më 16:00
• 14.04.2019 ( e diel) prej orës 09:00 deri më 16:00

Trajnimi do të mbahet në Shkup, të gjitha shpenzimet janë të mbuluara nga Fondacioni Albiz.

Të gjithë aplikuesit do të njoftohen nëpërmjet e-mail/telefonit për rezultatet e aplikacioneve të tyre .

*Të interesuarit të cilët duan të marrin pjesë në këtë trajnim, duhet të jenë të gatshëm për të prezantuar ditët e lartpërmendura.